Pirja e duhanit në ambiente publike ka bërë që Instituti i Shëndetit Publik të nisë një tjetër fushatë sensibilizuese. Në qendër të kësaj nisme do të jenë vetë qytetarët jo duhan pirës, të cilët duhet të ndërgjegjësohen dhe të ngrenë zërin sa herë që ndodhen në ambiente të mbyllura ku pihet duhan.
Robert Shuperka: “Kjo fushatë do të jetë në vazhdimësi nëpërmjet bill boardeve, nëpërmjet diskutimeve televizive, nëpërmjet diskutimeve radiofonike, duke komunikuar më gjerë me publikun, që edhe qytetari shqiptar të ketë mundësinë që të bëhet më i ndërgjegjshëm. Që mos të lejojë që ti shkelen të drejtat e veta.”
Thuajse në të gjithë lokalet e kryeqytetit pihet duhan. Ndërsa në rrethe ligji është inekzistent. Sipas specialistëve nga inspektorët e shëndetit apo policia bashkiake. Edhe pse janë vënë shumë gjoba dhe vazhdohen të vihen./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro