Gjashtë pasuri të paluajtshme dhe 6 makina, të cilat sipas Prokurorisë së Tiranës janë krijuar nga të ardhura të paligjshme nga shtetasja Irma Hasani, një zyrtare e Shërbimeve Qeveritare, janë sekuestruar.
Prokuroria, me anë të një njoftimi zyrtar, thotë se ka dyshime që pasuritë janë vënë nga aktiviteti i paligjshëm me të cilin rezulton të jetë marr vëllai i saj në shtetin anglez.
Hetuesit thonë se zyrtarja ka punuar që prej 2011 në administratë me një rrogë mujore prej 61 mijë Lekësh, duke e bërë të pamundur të justifikojë pasuritë e vëna dhe se brenda një muaji ka përfituar 180 mijë Euro transferta të dyshimta të përdorura për blerjen e një apartamenti.

Tv Klan