Selena Gomez i surprizoi të gjithë kur dha lajmin e fejesës me partnerin e saj Benny Blanco këtë muaj. Megjithatë, shumë pak fansa mund ta dinë se dyshja u fejuan që në muajin gusht, por qëllimisht nuk e bënë publike fejesën e tyre.

Shkak për këtë është bërë fakti se gjatë atij muaji ish-partneri i saj Justin Biber mirëpriti fëmijën e tij të parë me Hailey Bieber.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur nuk dëshironte që fejesa e saj të lidhej me këtë moment të Justin Bieber dhe shmangu një reagim të fansave.

Më herët tabloidi britanik DailyMail bëri të ditur se Gomez është gati të martohet me Blanco dhe të krijojë një familje. Këngëtarja nuk është në gjendje të ketë fëmijë për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore, por ajo është e hapur për surrogaci ose birësim.

Klan News