Ditën e djeshme në “Talk Love Story” Kristi ka përmendur familjarët e Sellmës e cila e prekur nga situata e djeshme ka reaguar sot ndaj tij.
Sellma: Kohët e fundit Kristi ka marrë shumë superxhiro dhe doja ta pyesja që a të ka mësuar babi që kur e thua diçka tëmbash përgjegjësi dhe mos bëj show me familjen time. Sepse ne nuk jemi si familja juaj që jeni mësuar të bëni show dhe nuk e keni problem këtëpjesë. Kështu që show bëje me mamin dhe motrën tënde, me familjen time nuk ke punë. Hera e parë dhe e fundit.
Kristi e ka ironizuar gjithë këtë situatë duke bërë mimika ndaj Sellmës.
“Më vjen keq po të kem vënë në këtë situatë. Edhe ti bëre një koment për babain tim,” ka thënë Kristi. /tvklan.al