Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Përmirësimi i legjislacionit që lidhet me lustracionin, ose pastrimin e figurave, fuqizimi i qeverisjes së drejtë, pushtetit të ligjit dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në debatin publik në lidhje me të bashkuarën e Ballkanit Perëndimor është projekti më i ri i Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Europën Juglindore, që ka mbledhur në Tiranë ligjbërës, ekspertë, nëpunës të administratës publike dhe aktivistë të të drejtave të njeriut nga Shqipëria, Bosnja, Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe  Serbia e Mali i Zi.

Përmirësimi i figurave në qeverisje, kryesisht nuk duhet parë si penalizimi i tyre, shprehet drejtorja e grupit shqiptar për të drejtat e njeriut Elsa Ballauri.

Elsa Ballauri: “Është thjeshtë një proces, që duhet të ndodhë, sepse është për të mirën tonë, për të mirën e së ardhmes sonë dhe një proces së pari nga i cili askush s’do të ketë frikë, sepse nuk ka revansh në të. Ka vetëm një bashkëpunim, i cili do bëjë që ne të rishkruajmë së pari historinë tonë më mirë dhe të japi mesazhe paqeje, mesazhe të mos përsëritjes së atyre që janë bërë./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Koçiu