Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit ishte tema mbi të cilin u përqendrua takimi rajonal, i zonjave të para të vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore. Drejtuar nga vajza e Presidentit të Republikës, doktoreshë Rubena Moisiu, në takim u prezantuan studime nga ekspertët mbi zbulimin e kësaj sëmundjeje. Presidenti Moisiu, në fjalën e tij vlerësoi këtë iniciativë.

Alfred Moisiu: “Takimi juaj sjell veçanërisht një ndjesi shumë pozitive, e ngre debatin shkencor dhe vendin e shoqërisë në nivelin më të lartë dhe në këshillat që jep ndikon në zhvillimin e politikave, për mbrojtjen në kohë dhe me efektivitet të shëndetit dhe të jetës së femrës.”

Në fillim të aktivitetit u mbajt edhe një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në rrugën Pukë-Fushë Arrëz, dy ditë më parë. E ndërkaq, të pranishme në takim ishin edhe bashkëshortet e ish-presidentëve Berisha dhe Mejdani dhe politikanë e deputetë të tjerë./tvklan.al

Gazetare: Danjela Kostandini