Një tjetër aksident fatal ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Një vogëlushe 7-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës. Mësohet se Rexhep Dama 24 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz’ ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.H. 7 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e tij.

Ditën e enjte një fëmijë i 4 vjeç ka humbur jetën në një aksident tragjik në lagjen “Nr.13 Plazh” të qytetit të Durrësit.

/tvklan.al