Pas sulmit hakmarrës izraelit, Teherani ka paralajmëruar për hakmarrje duke nxitur kështu frikën për një përhapje edhe më të madhe të konfliktit në Lindjen e Mesme.
“Epo, ata bënë një gabim. Kështu që përgjigjja ndaj Izraelit duhet të përcaktohet nga zyrtarët dhe ajo që është në interesin më të mirë të popullit dhe të vendit duhet të ndodhë.”
Presidenti Masud Pezeshkian tha se Irani do t’i përgjigjet çdo akti marrëzie me mençuri dhe zgjuarsi. Ministri i Jashtëm iranian Abas Aragçi bisedoi në telefon edhe me homologët nga Katari, Egjipti dhe Siria, të cilët po ashtu dënuan sulmin e Izraelit. Gjithashtu edhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sulmi hakmarrës i të Shtunës ndaj Iranit, goditi rëndë fuqinë raketore të këtij vendi. Netanyahu shtoi se sulmi izraelit ishte preçiz dhe i fuqishëm me shenjestër, bazat e prodhimit dhe lëshimit të raketave.
Ndërkaq analiza e imazheve satelitore zbuloi se sulmet izraelite shkatërruan tre ndërtesa të përzierjes së karburantit të ngurtë të raketave balistike dhe një magazinë në Parchin. Sipas ekspertëve, sulmet izraelite mund të kenë penguar ndjeshëm aftësinë e Iranit për të prodhuar raketa në masë.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të Hënën, me kërkesë të Teheranit për diskutuar për situatën e rrezikshme që ka krijuar ky sulm. Nga sulmi humbën jetën 4 ushtarë iranianë dhe u plagosën dhjetëra persona.
Ndërkaq sulmet ushtarake izraelite vranë të paktën 46 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës shumica e tyre në veri të enklavës. Nga ana tjetër Drejtorët e CIA-s dhe agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad janë mbledhur në Katar për rifillimin e bisedimeve për armëpushim.
Klan News