Koalicionet parazgjedhore, pika që mban larg palët
Socialistët janë të vendosur për t’i miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor në seancën e 5 Tetorit, ndonëse opozita brenda dhe jashtë parlamentit janë kundër. Mbledhja e Këshillit Politik që zgjati më tepër se 2 orë nuk ka sjellë asgjë të re.
Mazhoranca e quan të mbyllur çështjen e koalicioneve dhe kërkesat e opozitës jashtë parlamentare i konsiderojnë si pretekst për bllokim.
Opozita jashtë parlamentit dhe ajo parlamentare mendojnë se duhet të jetë ODIHR, arbitri ndërkombëtar, siç është rënë dakord në marrëveshjen e 14 Janarit, që të japë një opinion përpara se të ketë një vendimmarrje.
Sipas përfaqësuesve të opozitës, qëllimi i qartë i socialistëve u artikulua në mbledhjen me dyert të mbyllura nga Gjiknuri, i cili siç cituan ata në dalje ka thënë se jemi maxhorancë dhe miratojmë ligjin që na leverdis.
Gjiknuri thotë se refuzimi lidhet me faktin se opozita nuk ka një propozim konkret, por thjesht kërkon që koalicionet të mbeten të pandryshueshëm. Por Bylykbashi i kujton se ishte ai vetë që kërkojnë draft dhe drafti i opozitës me amendimet e propozuara është në tryezën e Këshillit.
Teksa Myslim Murrizi kërkon t’i jepet zgjidhje me marrëveshje situatës, Rudia Hajdari kërkon veprime më të forta, si bojkoti i parlamentit deri sa të shqyrtohet drafti i tyre që kërkon 100 përqind lista të hapur.
Por edhe pse pranon që për pragun dhe listat të ketë diskutime, Gjiknuri këmbëngul se propozimi i socialist me formulën që i jep më shumë peshë subjektit politik dhe lë në plan të dytë votën preferenciale për kandidatët është me europiani.
Ndërkombëtarët përmes deklaratave të herë pas hershme kanë kërkuar që amendimet në Kodin Zgjedhor të jenë konsensuale.
Tv Klan