Pas 2 dekadash interpretimi në Las Vegas, me 1.089 shfaqje, këngëtarja Celine Dion, nëpërmjet një postimi në Facebook, tha se ky do të jetë sezoni i fundit.
Performancat do të fillojnë me 20 tetor dhe do të zgjasin deri më 8 qershor 2019. Biletat kanë dalë menjëherë në shitje, duke thyer rekord.
“Kam ndjenja të përziera për shfaqjen e fundit. Las Vegasi është kthyer në shtëpinë time dhe performancat në Pallatin Cezar kanë qenë pjesë e madhe e jetës sime për dy dekadat e fundit. Ka qenë një eksperiencë e bukur dhe i jam mirënjohëse të gjithë fansave të mi që më kanë ndjekur. Çdo shfaqje që do bëjmë këtë vit do të jetë tepër e vecantë”,
shkruajti Celine.
50-vjeçarja nuk ka publikuar asnjë projekt muzikor të sajin që nga muaji mars, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale. Celine Dion në vitin 2016 lançoi albumin e saj më të fundit në gjuhën frënge. Gjithashtu realizoi edhe një këngë për filmin Deadpool 2.
Klan Plus