Në 4 muajt e parë të këtij viti qarkun e Shkodrës e kanë vizituar 30 përqind më shumë turistë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. E nisur nga numri në rritje i vizitorëve në Velipojë është mbajtur mbledhja e task forcës për turizmin. Gjatë takimit prefektja e Shkodrës kërkoi më shumë përgjegjësi nga krerët e institucioneve.
Pushteti lokali edhe këtë sezon është i fokusuar te pastrimi i territorit për të pritur sa më mirë turistët.
Në gatishmëri është edhe policia me forca të shtuara në terren për të rritur sigurinë.
Shkodra ka disa destinacione turistike si Velipoja, Shiroka, Thethi, Razma dhe zona të tjera që preferohen nga turistë të shumtë.
Klan News