Vetëm 3 km larg nga qyteti i Shkodrës , Shiroka, është një nga zonat turistike më të peferuara nga të huajt. Pamja mbresëlënëse e liqenit të Shkodrës, ajri i pastër, kuzhina tradicionale si dhe mikpritja e banorëve vendas janë disa nga faktorët që tërheqin turistët.
“Po më pëlqen shumë dhe po mendoj të kthehem sërish këtu. Më pëlqejnë njerëzit, kultura dhe ushqimi. Jam në Shqipëri prej 12 ditësh, kam bërë një udhëtim me makinë. Liqeni këtu është shumë i këndshëm. Unë kam ardhur nga Barcelona.”
“Po më pëlqen liqeni, ushqimi, por edhe njerëzit këtu pasi të ndihmojnë shumë. Ishte këndshëm të vinim këtu për të kaluar pak kohë.”
“Unë me kombësi jam nga Moldavia, jetoj në Itali që prej vitit 2004 me partneren time. Jemi njohur atje dhe kemi një fëmijë bashkë. Kemi ardhur me pushime këtu në Shqipëri. Është një vend shumë i bukur, një vend që duhet të bëhet akoma më i njohur, ka nevojë për shumë reklamim, por vendet këtu janë shumë të bukura. Është një ambient i qetë ku turistët nuk ndihen të shqetësuar. Më pëlqen Shiroka sepse ka malin, ka liqenin, njerëzit këtu janë të mirë, të qetë dhe të edukuar, dhe për mua që më pëlqen sporti, ky është një vend ideal.”
“Kemi shëtitur me motor në Shqipëri dhe tani po drejtohemi drejt Malit të Zi. Na kanë pëlqyer rrugët përgjatë Shqipërisë dhe njerëzit. Tani pamë liqenin dhe po mendojmë të rikthehemi sepse ndihemi mirë këtu.”
“I menduam rrugët më keq për të lëvizur me motor, por ishin shumë mirë. Këtu në Shirokë sapo kemi mbërritur. Është një fshat turistik i bukur.”
Nuk mungojne edhe turistët nga trevat shqipfolëse.
Biologia Aurora Dibra thotë se Shiroka mbetet një destinacion i preferuar falë resurseve ujore dhe bukurisë natyrore .
Liqeni i Shkodrës është aseti më i madh i kësaj zone dhe tashmë shfrytëzohet për sporte të ndryshme ujore.
Tv Klan