Nis nga Shkodra procesi i dezinsektimit, i cili do të zgjerohet në të gjithë vendin. Për herë të parë në këtë proces është zgjedhur edhe zona përgjatë liqenit të Shkodrës, në Shirokë dhe Zogaj.
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu bashkë me Kryetarin e Bashkisë Benet Beci inspektuan zonën e Shirokës.
Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë: Kemi ardhur me të gjitha strukturat përgjegjëse për procesin e dezinsektimit që i dedikohet pikërisht mos pasjes së mushkonjave në territoret kukemi pushues, kemi njerëz që vijnë frekuentojnë Shkodrën, që jam e sigurt që këtë vit do të jetë destinancion turistik jo vetëm për pushuesit vendas, por edhe për të huajt.
Për Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, nisja e këtij procesi është tejet i mirëpritur në prag të sezonit turistik.
Benet Beci, Kryetari i Bashkisë Shkodër: Ne jemi në kohën e duhur për të filluar para sezonit dhe ka një pritshmëri shumë të lartë edhe për turizmin, kështu që e shoqëruar kjo me masat, në këtë rast do të krijojnë disa kushte shumë më të mira mendoj, për të pasur një turizëm sa më të shëndetshëm dhe sa më të mirë. Kemi pritur këtë ditë prej shumë kohësh së fundi por tani jam shumë i kënaqur që ne e kemi filluar dhe jemi në bazë të një studimi të saktë dhe të një bashkëpunimi të përbashkët me bashkinë.
I gjithë procesi është shpjeguar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini.
Eugena Tomini: Në Shirokë për herë të parë një sajt i cili nuk është vlerësuar më përpara. Dhe për vetë faktin që Shiroka jo vetëm për turizmin, Shkodra, Velipoja janë hapësira të cilat janë karakterizuar në bazë të parqeve, lagunave pjesës së bodrumeve, rreth 171 hektarë do të vlerësohen përtej këtij 6 mujori, ndërsa 6 mujorin tjetër po kjo sipërfaqe. Ndërsa përsa i përket bodrumeve dhe pusetave do të vlerësohen në nivelin e 25 mijë metrave katrorë.
Dezinsektimi do të zgjasë për 6 muaj, nga Maji deri në Tetor. Prania e insekteve për një periudhë më të gjatë, sipas ekspertëve ndikohet edhe nga ndryshimet klimatike.
Klan News