Me pikë të barabarta me Dinamon dhe Partizanin, Vllaznia është një pozicion delikat në vendin e tretë të renditjes.
Shkodranëve iu duhet vetëm të fitojnë pasi në vendin e katërt kanë edhe kërcënimin e vazhdueshëm nga Egnatia kampione në fuqi. Këtë të dielë, Thomas Brdaric do të cojë ekipin në Korcë.
“Ndeshja e tretë brenda javës. Kushtet do të jenë të vështira për shkak të motit. Duhet të kemi një anë psikologjike të fortë pasi ata janë mirë fizikisht. Janë një ekip ku janë përzier lojtarët e rinj dhe ata me eksperiencë. Kanë një tranzicion shumë të shpejtë. Duket ta kapim ndeshjen që nga minuta e pare”, u shpreh Brdaric.
Jo pak delikate janë sfidat për dy vendet e para. Partizani përballet me Teutën ndërsa Dinamo me Elbasanin.
Tv Klan