Trajneri i Juventusit, Thiago Motta pret fitore në sfidën e Champions League ndaj Club Brugge, në takimin e raundit të shtatë.

Motta vlerësoi kundërshtarin, por shtoi se skuadra e tij është përgatitur vetëm për të marrë tre pikët.

Tekniku bardhezi theksoi se nga skuadra pret vazhdimësi si në lojë ashtu edhe në rezultate.

“Jam i lumtur sepse kam alternativa. Përballemi me një ekip të vështirë, sidomos në fushën e tyre. Një fitore ndaj një ekipi që po bën mirë është shumë e rëndësishme. Nuk mund të them nëse Vlahovic do të luajë nga fillimi apo jo. Ndaj Milanit ai ishte në stol për arsye teknike. Jemi të lumtur për fitoren në kampionat, por edhe në ndeshjet e tjera kemi bërë mirë.

Tani kemi dy ndeshje në Champions, ndaj dy skuadrave të vështira. Fokusi është vetëm te Club Brugge, për tjetrën mendojmë më vonë. Ne kemi pasur vështirësi nga fillimi me dëmtimet, por këtë herë do të jenë thuajse të gjithë. Jemi përgatitur për të bërë një ndeshje të madhe. Ata po bëjnë mirë në kampionat, por edhe në Champions. Objektiv kemi fitoren dhe për ta arritur këtë duhet të bëjmë mirë në fushë. Është e rëndësishme që t’i japim vazhdimësi paraqitjeve dhe rezultateve”, u shpreh Motta.

Ndeshja Club Brugge-Juventus është planifikuar të luhet ditën e Martë, duke nisur nga ora 21:00. /tvklan.al