Shtëpia franceze e modës Christian Dior mbajti sfilatën e radhës në këtë kështjellë madhështore në qendër të Skocisë.
Vendi nuk ishte një zgjedhje e rastësishme por e mirëmenduar duke qenë se koleksioni i ri frymëzohet nga historia e Skocisë.

Stilistja Maria Grazia Chiuri përmendi një libër për Marinë, Mbretëreshën e Skocisë dhe punën e saj të qëndisjes si frymëzim për këtë koleksion të rrallë.
Chiuri, e cila shpesh bashkëpunon me emra të mëdhenj të modës për koleksionet e saj , punoi me stilisten skoceze Samantha McCoach, e markës Le Kilt, për disa krijime.

“Skocia është një referencë e rëndësishme në botën e modës dhe doja ta sillja në një mënyrë tjetër”, tha Chiuri për revistën e modës Vogue përpara sfilatës.
Njëbrirëshi dhe gjembaku, të dyja simbole kombëtare, u përdorën në veshjet e këtij koleksioni po ashtu si edhe një hartë e Skocisë.

Modelet mbanin një sërë fustanesh asimetrike , xhaketa të shkurtuara dhe me rripa, pantallona të shkurtra dhe korse, si dhe fustane dantelle ose kadife të ndryshme në gjatësi.

Veshjet u plotësuan me çizme të zeza dhe doreza të gjata të zeza. Për të parë këtë sfilatë të veçantë ishin edhe emra të njohur të showbizit Jennifer Laërence dhe Anya Taylor-Joy.
Klan News