Reperja 31 vjeç mori pjesë në sfilatëne modës Marc Jacobs Fall 2024 me një shpërthim ngjyrash. Cardi B kishte veshur një fustan me motive lulesh në ngjyrë vjollcë dhe të verdha, të shoqëruara me një palë geta të thurura në ngjyrë të verdhë dhe këpucët ikonike me platformë në ngjyrë të bardhë.

Me flokët e kapura, thonjtë e gjatë ngjyrë rozë dhe syze dielli me kornizë të verdhë, muzikantja e “Bangos” ndan në rrjetin e saj social “X” momente nga veshja e saj mbresëlënëse.

Në një video ajo shfaqet duke u rrotulluar në sallat e Bibliotekës Publike të New Yorkut, atje ku dhe po mbahej shfaqja e Marc Jacobs për koleksionin e vjeshtës 2024.

/tvklan.al