Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me deputetin demokrat zotin Shaban Memia.
Shaban Memia, deputeti i PD:- “Këto ditë është bërëë shumë zhurmë ndërkohë që nuk ka asnjë lloj fillim procedure për të thirrur këshillin kombëtar ose për të futur në renditje këto ose problem tjetër që lidhet me këtë, por në statut vendimet, por diskutimi që kanë të bëjnë me shkelje disiplinore ose shkëlje të statutit ka komisione disiplinore të cilat janë të miratuara në statut dhe pastaj vendimit, në funksion të nivelit diskutohen në këshill kombëtar. Pastaj ka një gjë, që me të vërtetë kur je në një forcë politike ka një statut dhe në raport me statutin dhe të drejtën tënde individuale mund të zgjedhësh, mund të marrësh përsipër t’i nënshtrohesh rregullave të lojës brenda funksionimit të strukturave dhe statutit të një force politike, mund të marrësh përsipër dhe të mos i nënshtrohesh këtyre dhe bën zgjidhjen tënde individuale dhe je qytetar si gjithë qytetarët e tjerë dhe pastaj nga ky rast flet si një qytetar si një anëtar i thjeshtë i partisë tënde e të tjerë”./tvklan.al