Shtetet e Bashkuara anulojnë fondin e veçantë për stabilizimin e Sirisë. Bëhet fjalë për fondin prej 230 milionë Dollarësh, që Uashingtoni kishte planifikuar të akordonte për rindërtimin e territoreve të shkatërruara nga lufta në Siri.
Vendimi u mor të premten nga Departamenti i Thesarit, ndërsa Donald Tramp e vlerësoi anulimin. Duke e quajtur qesharak këtë fond, Tramp tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë pse paguajnë për rindërtimin e territoreve, ku kontrollin e ka marrë sërish regjimi i Presidentit Assad.
Trump tha se Arabia Saudite dhe vende të tjera të pasura duhet të paguajnë për rindërtimin e Sirisë. Ndërsa Uashingtoni duhet të kujdeset për ringritjen e ushtrisë amerikane dhe të ndihmojë aleatët.
Tv Klan