Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Drejtuesit e komisionit të senatorëve në amerikë për forcat e armatosura kanë kritikuar sot Bashkimin Europian, OKB dhe organizmat e tjerë ndërkombëtar që s’po mbajnë premtimet e tyre as në Bosnje dhe as në Kosovë. Klark, gjenerali suprem për NATO-n, ka deklaruar para këtij komisioni se ndërhyrja ushtarake në Kosovë dha frutet e veta, por përpjekjet për krijimin e organizmave civilë janë ende mbrapa. Në Kosovë ka deklaruar Klark mungon qeveria civile. Forcat ushtarake, shpesh ju duhet që të kryejn dhe funksione funksionet policore ka shtuar aid he ka përsëritur kërkesën për shtimin e forcës policore, e cila është premtuar për 6 mijë persona por nuk arrinë as në 2000.

Xhon Warner, kryetar i komisionit të senatit amerikan, për forcat e armatosura ka folur me tone tepër të ashpra dhe ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar, që nuk po mban premtimet as në Bosnje dhe as në Kosovë. OKB dhe organizmat e tjerë ndërkombëtar në Kosovë thjesht s’po bëjnë punën e tyre ka përfunduar Warner. Deri tani buxheti amerikan ka shpenzuar 5 miliard dollar për fushatën amerikane në Kosovë duke future këtu edhe fushatën ajrore. Ndërsa nëse vazhdon qëndrimi i forcave amerikane në kosovë për amerikën do të thotë një shpenzim prej 2 miliard dollarësh në vit.

Komisioni i senatorëve amerikan për forcat e armatosura ka vendosur ti kërkoj qeverisë, që për operacionet dhe ndërhyrjet në ballkan, të ulet buxheti dhe të jetë BE ai që do të përballoj më tepër shpenzimet./tvklan.al

Gazetar – Mirela Milori