Përveç ndihmës politike SHBA kanë dhënë një ndihmë të madhe për Kosovën edhe në aspektin ekonomik. 1.8 miliard dollarë amerikan janë shpenzuar në Kosovë përmes agjencisë për zhvillim të SHBA-së USID, mjete këto që janë dhënë qoftë në emër të ndihmave, qoftë për ngritjen e ekonomisë kosovare.
“Afër 1.8 miliard dollar prej periudhës së pas luftës janë dhënë në Kosovë, domethënë flasim në vlerë të dollarit.”
Përveç kësaj Kosovës në konferencën e donatorëve janë premtuar edhe 400 milion dollar amerikan. E ndër hapat e fundit që administrata amerikane ka ndërmarrë në mbështetje të Kosovës është futja e produkteve kosovare në listën e vendeve preferenciale, që nënkupton eksportin e lirë të mallrave drejt këtij vendi.
“Ndër raportet ekonomike në nivel të bashkëpunimit të shteteve mendoj janë shumë të mira, sidomos nëse shikohet favorizimi i Kosovës dhe produkteve kosovare.”
Ndër kompanitë më të mëdha amerikane që tashmë kanë shtrirë aktivitetin e tyre në Kosovë janë prodhuesi i njohur i pijeve Coca Cola, kompania më e madhe e teknologjisë informative në botë Microsoft, kompanitë konsulente ekipi MG dhe Deliot, kompania shqiptare amerikane Stone Castel si dhe kompani të tjera./tvklan.al