Shtetet e Bashkuara kthejnë vëmendjen nga Ballkani. Kështu ka deklaruar një zyrtar i lartë i administratës amerikane lidhur me vizitën e zëvendës presidentit amerikan Joe Biden në Ballkan.

Zyrtari tha, se  Shtetet e Bashkuara shpresojnë në një fillim të ri të marrëdhënieve me Serbinë, megjithatë nuk presin zgjidhje lidhur me qëndrimin e Beogradit zyrtar  përsa i takon pavarësisë së Kosovës.

“Nuk presim nga Serbia të njohë Kosovën. Por, shpresojmë se Beogradi nuk do të mundohet të pengojë krijimin e një shteti të fortë, të qëndrueshëm e shumë etnik- tha zyrtari amerikan.

Turi i Biden nis më 18 maj me vizitën në Bosnje-Hercegovinë, Serbi e Kosovë. Sipas zyrtarit amerikan, përsa i takon çështjes së Kosovës, duhet gjetur një formulë që kënaq të gjitha palët.

Megjithatë sipas tij, pavarësia e shtetit të ri përbën një fakt të pakthyeshëm. Pritet që gjatë vizitës në Kosovë, Biden të rikonfirmojë sërish mbështetjen e amerikanëve e të administratës Obama lidhur me pavarësinë e Kosovës./tvklan.al

Gazetare: Bora Sadriaj