Në Kosovë nuk do të krijohet një polici e veçantë serbe. Deklarata vjen nga shefi i UMNIK-ut Lamberto Zannieri Në një konferencë për shtyp, kreu i komisionit të Kombeve të Bashkuara ka hedhur poshtë çdo dyshim se ai ka propozuar krijimin e një policie të tillë. Sipas Zannierit, ky do të ishte një veprim i padobishëm.
Ai sqaroi se propozimi ishte bërë nga ministri serb për Kosovën Goran Bogdanovic, i cili kishte kërkuar që policia serbe në Kosovë të jetë nën ombrellën e UMNIK-ut. Lidhur me situatën në pikat kufitare në veri Zannier mohoi të ketë kërkuar krijimin një zonë të veçantë doganore në pjesën veriore të Kosovës. Duke pranuar se gjendja atje po shfrytëzohet për kontrabandë, ai nuk bëri të ditur se çfarë masash do të merren për të rikthyer normalitetin.
Ndërsa për sa i përket rikonfigurimit, shefi i UMNIK-ut tha se ky proces reflekton gjendjen e re në terren, por sipas tij UMNIK do ë vazhdojë të jetë i pranishëm në zonat ku banojnë serb apo ku ka banorë të ndryshëm etnik. Ne do të mbetemi të pranishëm në Pejë, Graçanicë, Shtercë sigurisht edhe në Mitrovicë, përfundoi Zannier./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj
Montazh: Vilma Halilaj