Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, është nisur me fjalë të mëdha për në Nju Jork. Largimi i UNMIK-ut nga Kosova është koncepti mbi të cilin ai ka ndërtuar paraqitjen e tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kryediplomati kosovar, pohoi për mediat se me largimin e UNMIK-ut, vendi do t’i ketë punët më mirë.

Skënder Hyseni: “Kërkesa ynë do të jetë e qartë, që me shtrirjen e EULEX-it, UNMIK duhet të përmbyll rikonfigurimin dhe rrjedhimisht duhet të përmbyll edhe mandatin”.

Të hënën në selinë e OKB-së, ministri Hyseni do të përballet me presidentin serb Boris Tadic. Partitë opozitare e porositën ministrin kosovar që të ketë shumë kujdes dhe mos të përsërit gabimet e mëparshme.

“Presim që kësaj here ministri Hyseni të jetë më në nivel të detyrës, edhe të ketë informata të freskëta që të mos ndodh sikur herën e kalume që të mos jetë në dijeni për ngjarjet, për kishat, për ndodhitë që ndodhin në Kosovë”.

Diplomacinë kosovare e ka kritikuar edhe LDD duke e akuzuar për punë të dobët.

“Pala kosovare nuk besoj se do të ketë fuqi aq sa duhet ngase është e përfaqësuar nga njerëz që ne i besojmë se nuk janë të duhur”.

Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit, do të debatohet për të arritur at në Kosovë gjatë mujorit të fundit. Në raport është thënë se kosovarët nuk e duan UNMIK-un, por kjo ishte vetëm  një refren në raportin 18 faqesh./tvklan.al