Në një kohë që nga zgjedhjet na ndajnë rreth një vit Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka nisur punën për garën elektorale. Duke mos bërë deri më tani koalicion me asnjë nga dy grupet e PD, Dashamir Shehi thotë se forca politike që ai drejton është përgatitur që të futet e vetme në zgjedhje.
Dashamit Shehi: Ne po e ndërtojmë linjën të pavarur. Sido që të vijnë punët ne do të futemi në zgjedhje. Ne jemi bërë gati t’i futemi detit në këmbë, që do të thotë se ne do të shkojmë edhe vetëm, mbaroj kjo punë.
Edhe pse ende pa asnjë koalicion, Shehi nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me forca të tjera politike.
Dashamit Shehi: Duan të bashkohen tjerë, të vijnë me ne, mendojnë si ne. Mirëse të vijnë.
Teksa prezantoi objektivin e partisë së tij, Shehi kundërshtoi përsëri komisionin e posaçëm anti-korrupsionin të miratuar të enjten ne parlament. Ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos bëjnë marrëveshje me PS për një komision që sipas tij, ndikon te puna e sistemit të drejtësisë.
Dashamit Shehi: Çfarëdolloj veprimi nga grupe opozitare për tu bërë pjesë e kësaj lloj marrëveshje e këtij lloj triku politik parazgjedhor për t’i bërë presion SPAK-ut do lej një përshtypje shumë të keqe tek qytetarët e Shqipërisë.
Duke ironizuar zyrtarët e akuzuar për korrupsion, kreu i LZHK nuk i kurseu batutat.
Dashamit Shehi: Atë baraken tonë të vogël e dini. Atë kemi ne që s’na kap korrupsioni.
Edhe pse ende larg zgjedhjeve, forcat politike kanë ndezur motorët për të nisur takimet me qytetarët si dhe për hartimin e programit me të cilin do të kërkojnë votën e qytetarëve.
Klan News