Shëngjini mbetet një nga destinacionet më të preferuara në veri të vendit. Edhe kjo fundjavë e fundit e korrikut e gjen të populluar këtë zonë bregdetare.
Vizitorët më të shumtë janë kryesisht nga Kosova. Përveç kushteve dhe natyrës, ata vlerësojnë veçanërisht çmimet e leverdishme.
Bregdeti i Shëngjinit zgjidhet nga turistë të shumtë për pushime familjare. Shumë pranë kësaj zone ndodhen edhe zona të tjera mjaft të preferuara si Rana e Hedhun apo plazhi i Kunes.
Klan News