Edhe pse është stina e fillimit të sezonit dimëror, bregdeti i Shëngjinit vijon të ketë pushues të shumtë, të cilët zgjedhin të kalojnë fundjavat në bregdete.
“Të suprizuar nga moti i ngrohtë dhe me diell, turistë dhe vizitorë të shumtë zgjodhën ta kalojnë fundjavën e parë të Nëntorit në vijën bregdetare të Shëngjinit. Natyra e bukur, qetësia, ajri i pastër dhe gjithçka tjetër që ofron kjo zonë kanë bërë që plazhet e Lezhës të kenë në çdo kohë turistë”, raporton gazetari Martin Marku.
Të favorizuar nga koha e mirë, qetësia, vizitorë të shumtë po marrin disa rreze dielli me tepër edhe gjatë muajt Nëntor. Njeri nga shqiptarët e Kosovës thotë se Shëngjinin e frekuenton prej 20 vitesh për shkak edhe të afërsisë dhe shumçka tjetër të ofron kjo zonë turistike.
Frekuentimi i plazhit të Shengjinit në muajin Nëntor konsiderohet diçka e rrallë për vizitorët që ishin të shumtë gjatë kësaj të diele, por duket se ditët e ngrohta me diell po japin ndikim pozitiv tek turoperatoret, të cilët kanë rezervime të shumta.
Tv Klan