Turistët e vjeshtës zgjedhin Durrësin kryesisht për ofertat e lira dhe turet e shumëllojshme kulturore.
“Pavarësisht nga stina në të cilën ndodhemi, interesi i turistëve për Durrësin mbetet i lartë. Përveç plazheve dhe detit në ditët me diell, ata zgjedhin të eksplorojnë kulturën, historinë dhe arkeologjinë e vendit tonë”, raporton gazetarja Enkeleda Arapi.
Shumë turistë e zgjedhin Durrësin për ture kulturore, pasi nga këtu mund të vizitojnë lehtësisht shumë vende të tjera brenda ditës. Paketat turistike variojnë nga 7 deri në 10 ditë qëndrimi, duke kombinuar turizmin kulturor me pushimet në plazh.
Ndërsa vjeshta sjell oferta të favorshme, që tërheqin vizitorë nga Evropa dhe rajoni e më gjerë. Fundjavat në Durrës janë gjithmonë plot me turistë, ndërsa nuk mungojnë edhe ata rikthehen për ta shijuar atë në çdo stinë të vitit.
Tv Klan