Një ditë përpara festës së Krishtlindjeve në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës është shënuar fluksi më madh i emigrantëve që kthehen në atdhe.
Kjo dyndje është shoqëruar me radhë të gjatë kryesisht në tokën greke. Në doganën e Kakavijës vargu i makinave i ka kaluar të 2 kilometrat edhe pala greke dhe ajo shqiptare kanë punuar me kapacitet të plotë. Deri në orët e mesditës në këtë pikë kane kaluar kufirin mbi 9 mijë persona dhe 2 mijë e 100 mjete.
“Te pala shqiptare kemi gati një orë që presim, dy orë kemi atje që ishim 4-5 km larg.”
“Kishte nga pala greke kishte, në radhë oi rrimë gati nga 2 orë.”
Edhe në doganën e Kapshticës radha e automjeteve në pritje i ka kaluar të 2 kilometrat. 7 mijë e 500 persona, 1 mijë e 600 autovetura dhe 20 autobusë kanë hyrë në territorin shqiptar në këto 24 orë. Edhe në këtë pikë kufitare pala greke dhe ajo shqiptare kanë punuar me kapacitet të plotë por nuk kanë mundur t’i shmangin radhët e gjata.
“Ka punuar pala greke, dmth që na kaloi më shpejt se radhë tjetër kemi pritur 6 orë.”
“Problemi është se ata punonin po ka shumë makina, ka shumë lëvizje.”
Në ndryshim nga ditët e mëparshme fluksi I të ardhurve ka qenë i ulët në portet kryesore të vendit. Autoritet kufitare presin një tjetër rritje të tyre në ditët e fundit të vitit./tvklan.al