Me gushtin është rikthyer makthi në lëvizjen e kufirit shqiptaro grek. Dita e parë e këtij muaji ka shënuar radhë kilometrike në pikën më të madhe të kalimit kufitar mes dy vendeve.
“Kishte shuam radhë, 5km.”
“Kemi pothuajse që nga ora 4 e mëngjesit.”
Dogana greke ka përgjysmuar numrin e punonjësve për shkak të pushimeve. Radha e automjeteve ka arritur në afro 10 km në anën greke të kufirit, pritjet deri në 7 orë.
“Nuk punojnë është shumë e vështirë, s’kalon, s’lëvizën asgjë.”
Gazetarja: “Ka vajtur shumë gjatë që prisni?”
“Patjetër, gati 6 orë. Mendoj që nuk funksionojnë ashtu si duhet.”
Gazetarja: “Kush?”
“Dogana greke të paktën jo.”
Deri në orën 10 në këtë pikë është punuar me një sportel të vetëm, më pas janë shtuar edhe dy të tjerë. Në anën shqiptare punohet me 12 sportele.”
“Me një sportel deri në orën 7, nga ora 4 e gjysmë e mëngjesit që ishim atje ka qenë me një sportel.”
“Radha është deri nesër mund të dalin ata që janë të fundit fare, sot nuk dilet një herë është shumë e vështirë.”
24 orët e fundit në këtë pikë kanë kaluar 3600 persona dhe 800 automjete. Një situatë krejtësisht e ndryshme nga kjo është paraqitur në doganën e Kapshticës edhe pse ka pasur fluks të madh udhëtarësh kryesisht emigrant që kthehen në Shqipëri për pushime, nuk ka pasur pritje më shumë se një orë.
Në anën greke si rrallë ndonjëherë në gusht po punohet me 6 sportele dhe personel të dyfishuar, në anën shqiptare punohet me 8 sportele.
“Rreth 1 km, me një fjalë jam i kënaqur sepse po koriste radha shumë shpejt.”
Gazetarja: “Si punonte pala greke?”
“Tani kur kaluam pashë që punojnë shumë shpejt.”
“Rreth një orë, më pak se një orë megjithatë jemi të kënaqur sivjet kishte rregull dhe përpiqeshin të na përcillnin shpejt.”
Dita e parë e gushtit shënon kështu edhe kthimin në masë të emigrantëve që kalon pushimet në Shqipëri, por piku i këtij fluksi pritet gjatë javës që vjen./tvklan.al