Dita e Krishtlindjeve nuk ka mundur të shmangë radhët e emigranteve ne kufi. Në doganën e Kakavijës deri vargu i makinave të tokën greke ka shkuar deri në 4 kilometra.
Deri në mesditë në këtë pikë kufitare kanë kaluar mbi 10 mijë emigrantë dhe 1 mijë e 700 mjete. Pala greke ka punuar me 4 sportele, ndërsa ajo shqiptare me kapacitet të plotë.
“Mbrapa është shumë keq dhe po vijnë akoma.”
“Kam 5 orë në doganën greke që presin, ka vajtur radha në Janinë edhe prapë këtu në doganën shqiptare pengesa ka.”
Gazetari: “Po nga pala greke si po punohet?”
“Tani filloj pala greke, gjithë natën nuk ka punuar.”
Në doganën e Kapshticës fluksi I kthimit të emigranteve ka rënë ndjeshëm ne krahasim me një ditë me parë.
Në 24 orët e fundit në këtë pikë doganore kanë kaluar rreth 10 mijë persona dhe 3 mijë e 500 automjete.
Në portin e Durrësit ardhja e emigranteve ka vijuar me një ritëm të ngjashëm me ditët e kaluara.
5 tragete të linjës Bari-Durrës me 6 mijë e 300 udhëtarë janë ankoruar gjate paradites në këtë port. Ndërkohë që fluks më i ulët është regjistruar në portet dhe pikat e tjera kufitare në vend./tvklan.al