Napoli mori një fitore të rëndësishme në transfertë, pasi mposhti Genoa-n me rezultatin 2-1.

Në këtë sfidë gjeti rrugën e rrjetës edhe futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani. Mbrojtësi “dardan” dyfishoi shifrat në minutën e 23-të, pasi kishte shënuar më herët edhe Anguissa.

Në fund goli i Rrahmani rezultoi vendimtar, duke i dhënë fitoren miqve. Për vendasit golin e vetëm e shënoi Pinamonti në minutën e 51-të.

Me këtë sukses, Napoli merr përkohësisht vendin e parë me 38 pikë, një më shumë se Atalanta, e cila luan të dielën ndaj Empoli-t.

Në sfidën tjetër, të luajtur më herët, Bologna fitoi 2-0 ndaj Torinos. /tvklan.al