Një person ka mbetur i plagosur në Balldre të Lezhës. Siç thotë Policia, Sokol Boga dhe djali i tij Nikolini kanë goditur me kosore 47 vjeçarin me inicialet L.M. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijojnë kërkimet për Sokol Bogën, ndërkohë që djali i tij është shoqëruar në komisariat.

“Rreth orës 17:35, në Balldre, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me  një mjet prerës (kosor), shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 47 vjeçari është goditur nga shtetasit  S. B., dhe djali i tij shtetasi  N. B.,  gjatë konfliktit fizik mes tyre. Po nga konflikti është dëmtur lehtë dhe shtetasi N.B, i cili pas ndihmën mjeksore do shoqërohet  në Komisariat për veprime të mëtejshme. Gjithashtu po nga veprimet  e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47 vjeçarit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit S.B”, njoftojnë blutë.

/tvklan.al