Një 55-vjeçar në Korçë ka mbetur i plagosur pasi u godit me sende të forta në kokë pas një sherri me një 49-vjeçar me iniciale A.S. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.6 të qytetit juglindor.
Sipas policisë, 55-vjeçari u godit me sende të forta dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al