Një i ri, rreth 25 vjeç, është gjetur i vdekur brenda makinës së tij pasditen e sotme në Balldre të Lezhës. Përmes një njoftimi paraprak, Policia thotë se në automjet është gjetur një armë zjarri tip pistoletë dhe një gëzhojë.
“Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç. Nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri”, thonë blutë.
Është ende e paqartë nëse kemi të bëjmë me akt vetëflijimi apo atentat. Policia e Lezhës thekson se do japë një informacion më të plotë pas përfundimit të hetimeve. Ndërkohë burime për Klan News bëjnë me dije se viktima është Romario Brunga.
/tvklan.al