Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në Lezhë në lagjen “Nënë Tereza”.

Burime për korrespondentin e Klan News, Martin Marku bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave një person është plagosur në gjoks. I plagosuri është identifikuar si Egzon Gega.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ku dyshohet se 23-vjeçari me iniciale L.N. ka plagosur me pistoletë 30-vjeçarin Gega.

I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./tvklan.al