Një sherr mes dy personave ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit.
Mësohet se Gjovalin Ndoji për motive banale është konfliktuar me 38-vjeçarin me inicialet A.Ç banues në Simon, Kaçinar-Mirditë duke e goditur më qytën e automatikut në kokë dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër për ta kërcënuar.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit, 29-vjeçarit Ndoji, duke bërë të mundur arrestimin e tij.
38-vjeçari ka pësuar dëmtime të lehta dhe po merr ndihmën e specializuar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit pa probleme për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja.
Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi, do t’i referohen Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.
/tvklan.al