Një 28-vjeçar është plagousr me thikë pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Policia lokale njofton se i riu është konflikuar me një 38-vjeçar dhe ky i fundit e ka qëlluar me thikë në këmbë.
“Më datë 08.10.2020, rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë”, njoftojnë autoritetet.
Ndërkohë mësohet se i plagosuri është dërguar menjëherë për mjekim në spitalin e qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al