Lajme Arkiva 2003

Bllokohet seanca e parlamentit për miratimin e paketës fiskale. Opozita kërkoi nga kryeministri Fatos Nano emrat e ministrave të rinj.

Sali Berisha: Zoti Pëllumbi në qoftë se ju doni ta Kuvendin në kongresin tuaj, mos harroni se ne këtu jemi opozitë. Po s’kishte burra më të mjerë se ju kur dëgjonit lëvdatat që thoshte për veten e tij, kur e dëgjoni në kulmin e vetë të lavdërimit dhe ju duartrokisnit të ngazëllyer në një akt të pafytyre stalinizmi të paskrupull. Si mund ta bënit këtë?! Por e bëni, sepse jeni anëtar të klanit të tij! E bëni sepse jeni zullumizuar. Sigurisht, si të mos e bënit ju, pse të mos e bëni, kur çdo gjë tjetër  përfaqësoni, por jo socialistët e vërtetë. Kur çdo gjë tjetër përfaqësoni, por jo socialistin e thjeshtë. Ju ishit mbledhur aty, zullumsarë, taksidarë, zenunllare.

Pjetër Arbnori:Unë doja të propozoja, tani që e kemi zgjedhur zotin Nano edhe njëherë kryetar, ai të paraqesë mundësitë që të jetë edhe kryeministër, edhe Ministër i Jashtëm edhe Ministër i Brendshëm, shumicën e keni, hajeni plotësojeni, votojeni dhe pastaj ne vazhdojmë me paketën fiskale.

Pas disa ndërprerjeve të seancës projektbuxheti i 2004 u vendos që të diskutohej ditën e enjte. Në mesditë grupi parlamentar socialist, ra dakord për mosngritjen e një Komisioni Hetimor mbi kryeministrin Nano, si dhe për miratimin e paketës fiskale./tvklan.al