Sheshi Skënderbej vazhdon të ofrojë një pamje aspak të këndshme për imazhin e kryeqytetit, por edhe një situatë të stërmundimshme për kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë aty.

Me dhjetëra herë, kamera e televizionit Klan ka sjellë në vëmendje gjendjen e sheshit në qendër të Tiranës, ndërsa kryeqytetasit e prekin çdo ditë këtë realitet aspak për një kryeqytet evropian.

Bashkia vazhdon të argumentojë se rikonstruksioni i sheshit do të bëhet kur të fillojë zbatimi i planit për qendrën e Tiranës.

E ndërsa ne duhet të presim për të parë se kur ky plan do të vihet në jetë, automjetet do të duhet të hidhen në gropat e krijuara në këtë shesh, si në asnjë qendër tjetër, qoftë kjo edhe në qytetet më periferike të vendit.

Gjendja më alarmante bëhet padiskutim në ditët me shi, ku gjithkujt i duhet të ketë kujdes./tvklan.al