“Teatri i Rrugës” mbërriti edhe tek sheshi Skënderbej. Mbrëmjen e së shtunës, qytetarë të shumtë dhe si dhe fëmijë të grupmoshave të ndryshme, patën mundësi të ndiqnin një nga spektaklet më të njohur në botë, i njohur si Teatri i Rrugës “Mobile Homme”, i organizuar nga Ambasada franceze në Shqipëri, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Aleancës Franceze. Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo tarditë do të vijojë edhe më tej.
“Jam shumë i lumtur që në fakt Tiranës nuk i kanë munguar aktivitetet gjatë gjithë verës, por sidomos edhe tani në vjeshtë. Dua të falenderoj shumë kolegët e ambasadës franceze, ambasadoren Christine Vasak që bashkëpunoi për të na sjellë një shije të veçantë të Francës, por mbi të gjitha një dhuratë për fëmijët e Tiranës. Besoj se për fëmijët e Tiranës më e mira është gjithmonë përpara”.
c
Veliaj tha se transformimi që pësoi shëshi ‘Skënderbej’ e ka kthyer në një nga hapësirat më të preferuara për qytetarët e Tiranës.
“Për të gjithë ata që mendonin se sheshi “Skëndërbej” ishte shumë i madh dhe nuk do mbushej kurrë, ja ku është sot, plot me fëmijë, plot hare, plot gëzim. Unë besoj se e gjithë e ardhmja e Tiranës do të jetë plot gëzim. Kështu që, shumë faleminderit miqve francezë dhe mezi pres të bëjmë akoma më shumë gjëra të bukura bashkë”.
Teatri i Rrugës me akrobaci në ajër që mbërtheu sheshin Skënderbej u pasua me shfaqje të shumta nga trupa e Cirkut Kombëtar dhe Banda Frymore e kryeqytetit.
Tv Klan