Shtretërit e lumenjve në vendin tonë janë në gjendje të keqe si pasojë e shfrytëzimit të tyre pa kriter dhe në kundërshtim me ligjin.
Kjo u deklarua nga Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu gjatë raportit mbi gjendjen e baseneve ujore në vend.
Fatmir Mediu: “Nga kontrollet e ushtruara rezulton se ka subjekte, e para shfrytëzojnë inerte në periudhën e ndaluar për shfrytëzim, e cila është 1 nëntor-31 maj. Ndonëse janë njoftuar dhe rinjoftuar, gjobitur dhe rigjobitur nga agjencitë e ujit dhe të baseneve shfrytëzojnë inerte në zona të ndaluara si dhe midis urave dhe brenda argjinaturave. Më i theksuar ky fenomen është në lumin e Matit është në … ku është tërësisht e ndaluar shfrytëzimi dhe në zonat nga Ura e Peqinit deri në det si në zonën e Vjosës, Frakull dhe Novoselë.”
Për këtë arsye ministri i Mjedisit ka kërkuar që jo vetëm të ndërpritet dhënia e lejeve për shfrytëzimin e shtretërve të lumenjve, por të bëhet një analizë e hollësishme e situatës.
Fatmir Mediu: “Ne si Ministri Mjedisi jemi në një proces pas vendimit të këshillit kombëtar të ujërave, të analizës dhe të pezullimit të aktiviteteve të paligjshme, por që kërkon padyshim që task forca pranë këshillave të baseneve të veprojë me gjithë energjinë dhe forcën e saj për të bërë sekuestrimin dhe pezullimin e aktiviteteve të paligjshme në shtratet e lumenjve.”
Duke ju referuar gjendjes alarmante Mediu kërkoi që të zhvendosen nga shtretërit e lëmenjve firmat që merren me shfrytëzim e tyre./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami