Paraditja e sotme më shumë se mesi i korrikut ngjau një ditë vjeshte. Temperaturat ranë rreth 15 gradë në krahasim me një javë më parë. Bashkë me çadrat, sot nxorëm dhe pulovrat, bluzet dhe xhaketat. Javën e kaluar të nxehtit vinte nga Saharaja ndërsa sot qendra e të ftohtit vjen nga qendra e Europës ku janë regjistruar dhe temperatura pranë zeros. Temperaturat më të larta në veri të vendit ishin 20 gradë, në Tiranë 21, ndërsa në Durrës, Gjirokastër dhe Kuçovë 22 gradë celcius. Mendohet se e njëjta gjendje do të vazhdojë dhe dy ditët në vijim, por të mos gëzohemi para kohe. Metereologët parashikojnë se ka ende mjaft verë përpara./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari