Për shkak të pandemisë Anglia ka arritur në nivelin e 3.9%
Numri të të papunëve në Britani ka pësuar rritjen më të madhe prej vitit të krizës në 2009. Pandemia e koronavirusit mori një numër të madh në tregun e punës, madje edhe me skemën e madhe të qeverisë për mbrojtjen e vendeve të punës. Zyra për Statistikat Kombëtare, ka raportuar se ka patur një rënie rekord të punëtorëve të vetëpunësuar, pasi në tremujorin e dytë ishin 220 mijë njerëz më pak të punësuar.
Të dhënat e taksave për muajin korrik treguan se numri i stafit në listat e pagave të ndërmarrjeve kishte rënë me 730 mijë persona që nga muaji Mars, duke rritur alarmin për një rritje potencialisht shumë më të madhe të papunësisë.
Humbja e vendeve të punës pritet të jetë edhe më e madhe në Mbretërinë e Bashkuar, pasi përfundon skemën e saj të mbajtjes së punës, në fund të muajit Tetorit.
Ministri britanik i Financave, Rishi Sunak, tha se shifrat treguan se programet mbështetëse të qeverisë po funksiononin, por humbjet e vendeve të punës ishin të pashmangshme. Shkalla e papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar u vlerësua në 3.9%. Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin pritur që niveli i papunësisë të rritet në 4.2%. Ndërkohë që javën e kaluar Banka e Anglisë parashikoi që niveli i papunësisë do të arrijë në 7.5% në fund të këtij viti.
Për qeverinë britanike, parësore është hapja e shkollave në Shtator. Kjo është paralajmëruar edhe nga kryeministri Boris Jonson. Edhe pse i tremben një vale të dytë të shpërthimit të koronavirusit, sipas autoriteteve hapja e shkollave është pritoritet kombëtar pasi nëse prindërit nuk kanë ku të çojnë fëmijët do humbasin vendet e punës. Rastet e infektimit janë në rritje edhe Angli, fillimin e kësaj jave janë raportuar mbi 1 mijë raste ditore, shifër kjo që nuk ishte parë që prej Qershorit.
Klan Plus