Strukturat arsimore të qarkut të Elbasanit janë përfshirë në fazën e një riorganizmi të ri. Në këtë kuadër është zgjedhur me anën e konkursit drejtuesit e arsimit në rrethet Peqin, Librazhd dhe Gramsh. Për këtë është ngritur dhe një komision i posaçëm, ndërsa emrat e fituesëve do t’i përcillen më pas dhe Ministrisë së Arsimit. Për t’u përmendur është fakti se cili do të caktojë drejtuesit e rinj të drejtorive arsimore, dikasteri apo drejtoritë rajonale. Qarku i Elbasanit numëron mbi 250 shkolla në të cilat japin mësim 3600 arsimtarë për 70 000 nxënës. Analfabetizimi përllogaritet me shifrat 0.4% , më e theksuar është kjo dukuri në zonat e thella malore. /tvklan.al