Sot në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan kanë qenë dy vëllezër të cilët kërkojnë të drejtën e pronësisë së shtëpisë që i ka lënë nëna e tyre trashëgimi.

Në vitin 2009 Kasemi ka marrë një kredi në vlerën 5 milion lekë të  vjetra, deri në vitin 2016 Kasemi e ka paguar, nga 2016 dhe më pas ai thotë se ka pasur probleme familjare dhe nuk i ka paguar më. Ai nuk ka marrë asnjë njoftim apo kërkesë nga banka për të paguar pjesën tjetër të kredisë dhe në vitin 2019-2020 fillojnë procedurat e ankandit të banesës.  Kjo ka shkaktuar shumë debate në familje sepse sapo shtëpia ka dalë në ankand, ka qenë nusja e djalit të Kasemit, Hajria e cila e ka blerë. Ajo dëshiron që ta nxjerrë Kasemin nga shtëpia i cili ka marrë dhe urdhër mbrojtje sepse nusja thotë që është pronare dhe ai duhet të dalë përjashta, ndërkohë që shtëpia është e ’48-ës të Kasemit dhe Safetit .

Gjatë 8 viteve martesë me djalin e Kasemit, Hajria nuk ka vendosur asnjë tullë në shtëpi, madje ajo ka qenë e papunë dhe natyrshëm lind pyetja si e ka blerë ajo shtëpinë që kishte dalë në ankand dhe ku i gjeti lekët.

“Unë kam 1 letër këtu që do mi përgjigjet banka dhe përmbarimi. Për 1 milion e gjysmë lekë të papaguara nga zoti Kasem Jugu shitet banesa dhe e merr nusja e Gazmentit. Këtu them të drejtën ka habi sepse si ka mundësi që ofertuesi i parë qenkeni vetëm ju, nuk janë njoftuar të 6 fëmijët e Merhemes”, është shprehur Eni Çobani .

Nusja e Kasemit nuk ka preferuar të flasë në telefon dhe Eni Çobani tregon se asistentët e saj janë kërcënuar në telefon nga vëllai i Hajries. Ai shpesh herë e kërcënon dhe Kasemin dhe i kërkon të dalë nga shtëpia. Kasemi ka treguar se nga mërzia dhe presioni ka tentuar edhe të vetëvritet. /tvklan.al