Partneria e Ledri Vulës, Sara është bërë një nga vajzat më të komentuara të showbizit dhe një personazh i dashur për publikun pas lidhjes me reperin. Kohët e fundit ata janë bërë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Poem Blu.
Së fundmi Sara ka bërë sfidën më të re që ka dalë në Instagram “Show me a photo of”, ku me kërkesën e ndjekësve të saj ka publikuar disa foto nga fëmijëria dhe adoleshenca e saj.
Në foto vëmë re që Sara nuk ka ndryshuar shumë, thjesht me kalimin e viteve ajo është bërë akoma më e bukur. /tvklan.al


