Mes kafes, pijeve me gaz, verës së kuqe dhe çajit një dentist zbuloi se cila prej tyre njollos më shumë dhëmbët. Ai mori katër dhëmbë dhe i vendosi në filxhanë të mbushur me çaj, verë, Coca-Cola dhe kafe. Ai i la dhëmbët atje për 10 ditë, ku më pas zbuloi dhe rezultatin në faqen e tij në TikTok.
@drmilesmadison Which of these beverages stains teeth the most? Give me your best guess. I'll post the results real soon. #stainedteeth #whiteteeth #hellno #experiments ♬ original sound – Dr. Miles Madison
Dhëmbi i cili kishte qëndruar për 10 ditë në verë të kuqe, ishte njollosu plotësisht.

Tek dhëmbi që kishte qëndruar në Coca-Cola u vu re gjithashtu një efekt dramatik. Pija e gazuar jo vetëm që kishte njollosur sipërfaqen e dhëmbit, por njëkohësisht kishte gërryer dhe smaltin e saj, duke shkaktuar disa gropëza të vogla.

Çaji mund kafenë në betejën e më pak njollave të shkaktuara në dhëmb. Ndonëse disi të ngjashme rezultatet e çajit nuk ishin aq dramatike sa nuancat që linte kafja.

Ndjekësit u shprehën në rrjetet sociale u shprehën të tronditur nga rezultat që nxori dentisti në Kaliforni. Megjithatë pijet alkoolike, ato me gaz si dhe duhani njihen për dëmet që shkarkojnë tek dhëmbët.

/tvklan.al