Të ftuar:

Skerdi Faria

Almeida Xhaferri – psikologe

Artjon Bakaj – influencer

Anila Çobani

Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Spinaq i skuqur me vezë e salcë beshamel

500 gr spinaq
40 gr gjalp
3 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle miell “OLA”
350 ml qumësht
6 vezë
Kripë + piper të zi + arrë moskat
2 qepë të njoma ( bishtat )

Fillimisht në një tigan të thellë shkrimë gjalpin dhe shtojmë në të hudhrat e grira hollë. I përzjejmë ato për një minutë e më pas shtojmë spinaqin e përzjejmë sa të ulim volumin. Bëjmë një hapsirë boshe në qëndër dhe shtojmë dy lugë gjelle miell jo plot. I shuajmë me qumësht dhe i përzjejmë të gjithë përbërsit në tigan duke formuar një salcë të lidhur beshamel së bashku me spinaqin brenda.

Rregullojmë shijen me kripë e piper plus arrë moskatë. Në fund shtojmë vezët mbi to kripë dhe vendosim tiganin në furrë në temperaturen 200 gradë për rreth 15-20 minuta, varet sa të pjekura i doni vezët. Në fund kur ta servirni shtojmë në sipërfaqe dy qepë të njoma të prera në unaza të holla.

Njoki (gnocchi) me domate të freskëta

500 gr njoki
15 domate qershi
1 thelpi hudhër
Borzilok i frekët 4-5 gjethe
0.5 qepë
Djathë pekorini të grirë
Vaj ulliri
Kripë
Piper të zi

Fillimisht pastrojmë domatet dhe i presim ato në 1/4 osé 2/4 varet nga madhësia. Qerojmë qepet dhe hudhren duke e grirë hollë. Ngrohim vaijn dhe skuqim lehtë qepët e grira hollë sëbashku me hudhren për 3-4 minuta sa të bëhen lehtë. Pasi qepa të jetë zbutur shtojmë domatet kripen dhe piperin e zi + borzilok.

Shtojmë pak ujë dhe lëmë domatet të kaurdisen lehtë më pas i lëmë të zjejnë për 10-15 minuta duke kontrolluar herë pas here qe salca të mos thahet, më pas i shtojmë pak ujë. Në një tenxhere valojmë ujë të bollshëm dhe hedhim njokit me kripë, kur njokit të dalin në sipërfaqe i largojmë dhe i shtrojmë në tigan. I përziejmë mirë dhe në fund shtojmë dy ose tre lugë gjelle djathë të grirë dhe disa borzilok dhe më pas I shërbejmë.

Shëndeti mendor, pse burrat përjetojnë ankth më shumë se gratë?