Dy 19-vjeçarë në Durrës janë vënë në pranga gjatë aksionit policor “Last Dinner” të cilët shisnin kokainë në lokalet e natës. Në pranga ranë G.D. 19 vjeç dhe A.L. 19 vjeç, të dy banues në Shënavlash.
Ata u kapën në flagrancë pranë stacionit të trenit duke udhëtuar me makinë për të shpërndarë lëndën narkotike. Në mjet atyre ju gjetën disa doza kokaine gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
/tvklan.al